-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Netanyahu: Trump më ftoi në Shtëpinë e Bardhë

Kryesoret

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu gjatë një konference për shtyp u shpreh se Trump e ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë. Netanyahu tha se do jetë atje pas dy javësh.

“Trump më ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë. Do të jetë pas dy javësh, të hënën, pas fjalimit tim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Pata disa biseda me të pas sulmit në Doha, të gjitha shumë pozitive.”, tha ai.

Ndërsa ushtria izraelite ka përdorur automjete të blinduara me telekomandë për të shpërthyer disa objektiva strategjike, duke shkatërruar ndërtesa të shumta.

“Ne kemi filluar shkatërrimin e infrastrukturës së Hamasit në Qytetin e Gazës. Qyteti është një zonë e rrezikshme luftimi. Ne kontrollojmë 40% të qytetit”, postoi zëdhënësi i IDF-së në mediat sociale në gjuhën arabe.

Ndërsa ushtria tha se “Po nisim një sulm të fuqishëm kundër fortesës së Hamasit në Qytetin e Gazës. Gjatë 24 orëve të fundit, trupat nga Divizioni i 98-të kanë filluar operacione tokësore në qendër të qytetit.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit