Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot Ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, e cila njëkohësisht mban edhe postin e kryesueses së OSBE-së.
Gjatë këtij takimi, Osmani falënderoi Finlandën për mbështetje të palëkundur ndaj Kosovës dhe diskutoi për avancimin e integrimit euroatlantik të vendit.
Ajo theksoi rëndësinë e rolit të OSBE-së në zhvillimet e brendshme të Kosovës dhe për prioritetet e organizatës në rajon.
“E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për Kosovën në çdo etapë, përfshirë edhe për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë. Së bashku diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, rolin që OSBE-ja ka luajtur ndër vite në Kosovë, si dhe prioritetet e saj aktuale,” – tha Presidentja Vjosa Osmani.








