Një kabllo e teleferikut u këput dhe mjeti transportues u shemb pas shkëmbinjve në malin Elbrus në Rusi. Si pasojë tre persona kanë humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur rëndë. Mediat raportojnë se 37 persona po udhëtonin me teleferik në momentin fatal.
Zyrtarët thanë se karriget u përplasën me shkëmbinjtë, ndërsa pasagjerët ishin ende brenda, sipas “Daily Mail”.
25 turistë mbetën të bllokuar për disa orë derisa u shpëtuan.