Liga e Kampionëve rikthet këtë të martë të 16 shtatorit.
Padyshim spikat dueli mes Juventus dhe Borussia Dortmund në Torino.
Dy ekipet vijnë në formë të shkëlqyer dhe duan ta nisin rrugëtimin e tyre me fitore.
Duel interesant është edhe ai mes Real Madrid dhe Marseille, ku padyshim spanjollët vijnë si favoritë.
Arsenal luan në transfertë ndaj Athletic Bilbao, ndërsa Tottenham pret në shtëpi ekipin e Villarreal. Dy ndeshjet e tjera janë Benfica-Qarabag dhe PSV-Royale Union SG.