Konferencën e përbashkët ndërqeveritare në Bruksel e çeli ministrja daneze e Çështjeve Evropiane, Marie Bjerre.
“Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishme reformale dhe ka harmonizuar politikat e saj të jashtme me ato të Bashkimit Evropian.
Shqipëria e ka shprehur se e sheh të ardhmen e saj në BE. Për këtë arsye, Shqipëria meriton që t’i njihen të gjitha zhvillimet e kryera prej saj”, tha Bjerre.
“Nuk jemi ende ne vijën e finishit, ka ende shumë rrugë para nesh. Danimarka do bëjë maksimumin për të çuar përpara anëtarësimin. Ju vazhdoni më tej me punën e mirë”, shtoi ministrja daneze.









