-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stërvitja e përbashkët ushtarake Moskë-Minsk në kufijtë e NATO-s

Kryesoret

Rusia dhe Bjellorusia po bëjnë prova për lëshimin e armëve bërthamore taktike ruse si pjesë e stërvitjeve të përbashkëta të luftës, tha të martën udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko.

Rusia dhe Bjellorusia po i japin fund pesë ditëve të stërvitjeve ushtarake të koduara me emrin Zapad (Perëndim), në një shfaqje force që thonë se bëhet për të testuar gatishmërinë luftarake, por që ka shqetësuar disa vende përreth.

Agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve Belta citon Lukashenkon të ketë thënë se ishte e natyrshme që armët bërthamore taktike ruse të ishin pjesë e stërvitjeve Zapad.

“Ne po praktikojmë gjithçka atje. Ata (Perëndimi) e dinë gjithashtu këtë, ne nuk po e fshehim. Nga përdorimi i armëve të vogla konvencionale deri te kokat bërthamore. Përsëri, ne duhet të jemi në gjendje t’i bëjmë të gjitha këto. Përndryshe, pse do të ishin ata në territorin bjellorus?” citohet të ketë thënë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit