Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj përjashtimit të opozitës nga Komisioni i Integrimit. Ajo ka theksuar se ky veprim do të dëmtojë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Ky komision ka pasur gjithpërfshirje dhe ka qenë një kërkesë për qeverinë, por qeveria ka dështuar të përmbushë detyrimet e saj. Përjashtimi i opozitës tani është një veprim që dëmton avancimin e integrimit”, tha Tabaku.
Ajo e vlerësoi këtë veprim si një “hap mbrapa” dhe shtoi se përjashtimi i opozitës është një kërcënim për të ardhmen e integrimit të vendit.