Një prokuror serb ngriti padi ndaj 13 personave, përfshirë një ish-ministër, për rolin e tyre në shembjen e çatisë së një stacioni hekurudhor vitin e kaluar. Nga ky incidet u vranë 16 persona dhe për muaj të tërë janë mbajtur disa protesta antiqeveritare.
Ish-ministri i ndërtimit, infrastrukturës dhe transportit, Goran Vesiç, dhe 12 të tjerë, përfshirë ndihmësin e tij dhe kreun e kompanisë hekurudhore, u paditën për akuza për siguri publike, tha zyra e prokurorit në qytetin e Novi Sadit në një deklaratë.
Protestuesit të cilët fajësojnë korrupsionin për katastrofën, kërkojnë zgjedhje të parakohshme që shpresojnë se do ta largojnë Vuçiçin dhe partinë e tij nga pushteti pas 13 vitesh.
Ata akuzojnë Vuçiçin dhe aleatët e tij për lidhje me krimin e organizuar, dhunë kundër rivalëve dhe kufizim të lirive të medias. Vuçiç i mohon akuzat.