-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Artan Fuga: Rroftë kriza ndërtuese!

Kryesoret

Leksioni i parë hyrës në sociologjinë e medias dhe komunikimit masiv në kohën e tmerrshme të pandemisë së Covidit.

Unë jam nostalgjik për atë kohë sepse krizat e mëdha janë shpëtimtare me përvojën që sjellin për ndryshim. Pastaj harrohen.

Vetëm në atë kohë krize shkolla shqiptare u detyrua, nga zori, të përqafojë teknologjinë dixhitale, pastaj e la atë punë.

Jemi mirë kur jemi keq!

Ajo përvojë, po të plotësohet me disa masa të tjera, do të ishte një hap i madh për shkollën.

Unë i gëzohesha sepse ajo e hodhi përtokë burokracinë shkollore, s’kishte nevojë as për sekretare, as për roje, as për administratorë, as për shumë shefa më shumë se ç’duhet.

Ajo përvojë dha mundësi që pedagogu në klasë të detyrohej të ishte transparent dhe të dilte përpara publikut përtej auditorit të tij. Aty matej, jo me rrena e broçkulla.

Aty gëzohesha se studenti e merrte leksionin të rregjistruar dhe e ruante sa të donte, i rikthehej dhe bashkë me librat pajisej në distancë.

Ajo përvojë më tërheq sepse shkolla iku nga logjika e kazermës ku detyrohet studenti të vijë me detyrim në klasë.

Ajo përvojë është lule sepse u thyen kufijte mes katedrave, fakulteteve, universiteteve, shteteve. Tani janë si kufij gardhe burgjesh. Studenti i matematikës mund të ndiqte një leksion në filozofi sipas qejfit!

Ajo përvojë bën që hapësira universitare e Shqipërisë dhe e Kosovës të mos ketë më kufij, as hapësirat mes popullsive të tjera shqiptare në rajon, ajo bën të mundur që edhe një emigrant të ndjekë shkollën në Shqipëri.

Ajo kohë tregoi se një student po të dojë mund të regjistrohej në tre a katër profile studimesh se hapësira, numri i bangave, karrigeve, metrat katrorë të sallave nuk kishin më rëndësi, çka tani janë argumenti budalla i atyre që mbrojnë akoma idenë e leshtë një student – një profil studimesh.

Ajo përvojë më tha se teknologjia krijon barazi, që do të thotë një student në Gjirokastër, Vlorë a në dreq mund të ndjekë leksionet e një lënde ku ai do, në Shkodër a në Vermosh, apo anasjelltas.

Kriza është e mirëseardhur kudo në gjeopolitikë, arsim, kulturë, ekonomi, drejtësi, kudo, vetëm ajo është shpëtimtare!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit