-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE pezullon pjesërisht marrëveshjen me Izraelin

Kryesoret

Komisioni Evropian i ka propozuar Këshillit të BE-së pezullimin e disa dispozitave të Marrëveshjes së Asociimit me Izraelin, për shkak të shkeljeve të Neni 2 që lidhet me respektimin e të drejtave të njeriut dhe parimeve demokratike.

Vendimi lidhet me përkeqësimin e situatës humanitare në Gaza, bllokimin e ndihmës dhe zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor.

BE do të pezullojë gjithashtu mbështetjen financiare dypalëshe për Izraelin për periudhën 2025–2027, përveç ndihmës për shoqërinë civile dhe Yad Vashem. Masa prek edhe projektet e bashkëpunimit institucional dhe rajonal, me një shumë totale rreth 14 milionë euro.

Një nga pasojat kryesore është humbja e përfitimeve tregtare për eksportet izraelite në BE, sidomos në sektorin bujqësor dhe ushqimor, ku tarifat mund të rriten ndjeshëm. Pezullimi është i ndërsjellë dhe do të ndikojë edhe në eksportet evropiane drejt Izraelit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit