Gjatë orëve të fundit në Tiranë janë arrestuar dhe proceduar dhjetëra persona. Ata akuzohen për dhunë në familje, aksidente rrugore dhe posedim të lëndëve narkotike.
Një 50-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij të moshuar dhe ka shkelur urdhërin e mbrojtjes. Ndërsa një 53-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 18-vjeçare.
Gjithashtu u arrestuan edhe 38-vjeçari dhe 28-vjeçari, pasi iu gjetën sasi të vogla lënde narkotike kokainë.
Ndërsa është proceduar në gjendje të lirë A.Q., 57 vjeç, pasi u konstatua duke hedhur interte në një sipërfaqe toke, pa patur dokumentacion përkatës, si dhe K. K., 30 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur P. A, i cili mori ndihmë mjekësore në spital.
Gjithashtu janë proceduar edhe A. K., 34 vjeç, pasi ka kundërshtuar urdhërin e punonjeses së Policisë Bashkiake, për të lëvizur automjetin të parkuar në menyrë të parregullt.
E. B., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike, në banesën e tij.
Gj. Sh, E. H, A. R, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.
Gjithashtu është proceduar edhe T. K., 38 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së saj.









