Izraeli po vijon me fazën e pushtimit të Gazës që prej ditës së djeshme. IDF njofton se mbi 40% e territorit është marrë nën kontroll dhe objektiv mbetet mposhtja e plotë e organizatës Hamas.
La Repubblica raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë të paktën 100 persona dhe mbi 400 mijë janë evakuuar.
Gjithashtu thotë se 50 objekte janë goditur gjatë natës. IDF bëri një deklaratë të shkurtër sot:
“50 objektiva të goditura gjatë natës, kryesisht në Qytetin e Gazës”, thuhej në të, sipas Times of Israel.








