Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal Amer Kapetanoviç, në Forumin e Lidhjes në Tiranë 2025, theksoi se qytetarët e Ballkanit janë optimistë për integrimin evropian, por kërkojnë veprime konkrete dhe të shpejta.
Ai përmendi uljen e tarifave të roaming-ut, nxitjen e tregtisë dhe avancimin e aftësive digjitale si shembuj të suksesit rajonal që ndërtojnë besim në procesin e zgjerimit.
Kapetanoviç u takua edhe me ministren Elisa Spiropalli, me të cilën diskutoi mbi rëndësinë e ritmit të reformave dhe bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.