-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Kultura dhe arti islam janë pjesë e pandashme e historisë sonë

Kryesoret

Në kryeqytetin shqiptar po zhvillohet konferenca ndërkombëtare për projektin e ri të Muzeut të Artit dhe Trashëgimisë Islame një qendër e re kulturore ku do të ekspozohen objekte dhe libra me vlerë të rrallë.

Në këtë ngjarje të rëndësishme është i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, i cili është kthyer së fundmi nga Brukseli për të marrë pjesë në konferencë dhe për të mbështetur këtë iniciativë të rëndësishme për kulturën shqiptare.

Muzeu do të vendoset në Sarajet e Toptanëve, një vend historik dhe simbolik në Tiranë, duke krijuar një hapësirë unike për promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë islame në vend.

“Ky muze është i nevojshëm dhe mjaftueshëm për ta përcjellë këtë dëshmi që përndryshe për shumëkënd është një dëshmi e munguar dhe madje edhe e pamundur sepse në mendjen edhe idenë e shumëkujt kultura dhe arti islam nuk kanë lidhje me Europën dhe madje këtë pasuri kaq të çmuar të kulturës e traditës tonë shumëkush e sheh si trashëgimi të imponuar nga një periudhë e caktuar e historisë. E vërteta është krejt ndryshe dhe dëshmia e kësaj të vërtete është një nevojë, domosdoshmëri dhe është një vlerë e shtuar për kryeqytetin. Ky muze i shtohet një gjerdani që po shkon duke u zgjatur dhe pasuruar me Teatrin e ri Kombëtar, Galerinë Kombëtare, Muzeun Besa që është fare ngjitur. Ajo që është e rëndësishme është se ky është një stacion kyç i historisë tonë si komb. Talenti i padiskutueshëm i arkitektit është një garanci dhe më vjen shumë mirë që paralelisht Hernandezi po punon edhe për një tjetër muze në Shkodër që praktikisht i dedikohet martirizimit të klerit katolik. Dhe kështu plotësojmë dhe një mozaik të munguar të historisë së fesë në Shqipëri që do të ketë vendin e vetë edhe në muzën e ri kombëtar”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit