Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar nga puna shefin e regjimit të brendshëm në Lushnjë, Irakli Leka.
Ai akuzohet se merrte para në këmbim të dhënies së lejes së përkohshme për të burgosurit.
Gjithashtu është pezulluar nga puna edhe nëndrejtori i institucionit, si dhe është përjashtuar nga radhët e policisë së burgjeve punonjësi i dyshuar për korrupsion pasiv.
Pas publikimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop”, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe SPAK ka bërë të mundur arrestimin e punonjësit të dyshuar brenda 30 minutash nga transmetimi i materialit filmik.








