-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Merz deklaron: Putin po teston limitet

Kryesoret

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz ka bërë thirrje të qartë për unitet dhe vendosmëri nga ana e Evropës përballë agresionit rus. Merz thekson se Rusia nuk duhet të lejohet të diktojë termat e një marrëveshjeje për paqe në Ukrainë.

Ai paralajmëroi se çdo lëshim ndaj Moskës vetëm sa do të inkurajonte presidentin Vladimir Putin për të ndjekur qëllimet e tij të ardhshme.

“Putin po teston kufijtë prej kohësh”, deklaroi Merz.

“Ai saboton, spiunon, vret dhe përpiqet të trazojë opinionin publik”, shtoi Merz.

Ai u shpreh se edhe shoqëria gjermane është në shënjestër të përpjekjeve destabilizuese të Rusisë.

“Nuk do ta lejojmë këtë”, u zotua Merz.

Gjithashtu ai nënvizoi se qëllimi i Berlinit është i dyfishtë, të inkurajojë agresionin nga kundërshtarët dhe të forcojë unitetin mes aleatëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit