Reperi i njohur Mozzik ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan për arrestimin e tij në aeroportin e Prishtinës duke i mohuar ato.
Ai sqaroi se ka dhënë deklaratë në prani të avokatit lidhur me orën e dorës “Richard Mille” me vlerë 1.5 milionë euro, duke hedhur poshtë gjithashtu pretendimet për borxh prej 500 mijë euro ndaj Tatimeve të Kosovës.
Mozzik i konsideron raportimet si të pavërteta dhe shpifje, duke u shprehur i qetë ndaj sulmeve mediatike.