Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu gjatë një konference për shtyp ka paralajmëruar Hamasit dhe e kërcënon me pasoja nëse dëmtojnë pengjet që mbahen ende në Rripin e Gazës.
“Nëse ata prekin qoftë edhe një fije floku nga pemgjet, ne do t’i ndjekim me forcë më të madhe deri në fund të jetës së tyre – dhe ky fund do të vijë shumë më shpejt nga sa mendojnë ata”, tha Netanyahu.
Ai shtoi se pengjet po mbahen në zona të rrezikshme, duke ngritur shqetësime serioze për jetën.
Netanyahu u shpreh se situata ka tronditur edhe presidentin amerikan, Donald Trump, i cili po ndjek nga afër zhvillimet. Aktualisht, Hamasi mban ende 48 pengje, sipas vlerësimeve izraelite, ndërsa besohet se vetëm 20 prej tyre janë ende gjallë.