Ngrohja globale e shkaktuar nga aktiviteti njerëzor ka qenë përgjegjëse për dy në çdo tre vjet vdekje nga nxehtësia gjatë verës së sivjetme në Evropë, sipas një analize të re të publikuar nga studiuesit në Imperial College London.
Ekspertët zbuluan se nxehtësia e shtuar e ka bërë klimën mesatarisht 2.2 gradë më nxehtë në qytetet evropiane gjatë verës, duke rritur ndjeshëm vdekshmërinë.
“Zinxhiri shkakësor nga djegia e lëndëve djegëse fosile deri te rritja e nxehtësisë dhe vdekshmëria është i pamohueshëm”, tha Friederike Otto, shkencëtare e klimës dhe bashkautore e studimit.
Nga analiza rezultoi se 68% e vdekjeve nga nxehtësia mund ti atribuohen ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu.
Mjekët dhe shkencëtarët po bëjnë thirrje për:
• Plane veprimi lokale për valët e të nxehtit,
• Hapësira të gjelbra në qytete,
• Kondicionerë për grupet vulnerabël, si banorët e shtëpive të të moshuarve.









