Këshilltarët bashkiakë të Partisë Socialiste në Tiranë pritet të mblidhen ditën e martë në selinë qendrore të partisë për të diskutuar nisjen e procedurave për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Kjo lëvizje vjen pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Kombëtare, ku ai theksoi nevojën për një rinovim në drejtimin e bashkisë dhe propozoi Ogerta Manastirliun si kandidate për postin.








