Kryeministri Edi Rama takohet në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në selinë e NATO.
Kryeministri udhëtoi të hënën për në Bruksel në kuadër të Konferencës së 6 Ndërqeveritare që u mbajt një ditë më parë, ku u hapën edhe 4 kapituj të tjerë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.
Rutte ishte në Tiranë më 16 maj, ku mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, ku mblodhi liderët e Evropës.








