Rusia ka shprehur interes për rikthimin e fluturimeve direkte me Shtetet e Bashkuara, por deri tani pala amerikane nuk ka dhënë një përgjigje pozitive.
Këtë e bëri të ditur Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov, i cili theksoi se Rusia po vazhdon përpjekjet dhe shpreson në një qëndrim më konstruktiv nga Uashingtoni.
Ryabkov njoftoi gjithashtu se Moska dhe Uashingtoni planifikojnë një takim tjetër për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe para fundit të vjeshtës, pas dy takimeve të mbajtura në Stamboll këtë vit, me qëllim normalizimin e funksionimit të ambasadave dhe adresimin e çështjeve të hapura.









