Teuta ka arritur një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Dinamos në sfidën e prapambetur të javës së parë në Superiore.
Durrsakët mbetën me 10 lojtarë që në minutën e 16-të pas ndëshkimit me të kuq të Vidalit, por ia dolën të kalojnë në avantazh me golin e Kotobellit në minutën e 23-të.
Në pjesën e dytë, edhe Dinamo mbeti me një lojtar më pak, pasi Nani u ndëshkua me karton të kuq. Kryeqytetasit tentuan të barazonin, por nuk arritën të shmangnin humbjen e dytë radhazi në kampionat.








