Dëshmitari Paul Williams është i radhës para Gjykatës Speciale për mbështetjen që delegacioni kosovar i ka dhënë Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ) gjatë bisedimeve në Rambuje, pohoi se Hashim Thaçi e dinte që kjo mund të përfshijë edhe hetime potenciale ndaj anëtarëve të UÇK-së.
Dëshmitari pohoi se ishte i vetëdijshëm se bashkëpunimi me TPNJ-në përfshinte edhe hetime potenciale lidhur me UÇK-në. Avokati i Thaçit, Mishetici e pyeti Williamsin në lidhje me kërcënimet që Veton Surroi mund t’i ketë pasur nga Thaçi.
Më poshtë ju sjellim pjesë nga kjo intervistë:
Mishetiç: E keni përmendur shumë herë Veton Surroin, a mund të na thoni sa mirë e njihnit Veton Surroin në shkurt 1999?
Williams: E njihja Veton Surroin goxha mirë në shkurt të ‘99-ës. Dhe që prej asaj kohe e në vazhdim unë kam pasur një marrëdhënie shumë të fortë profesionale dhe personale me të, sa për t’ia bërë të qartë marrëdhënien time me të.
Mishetiç: Në shkurt të ’99-s, a ju ka thënë ndonjëherë zotëri Surroi se është ndjerë i kërcënuar nga Hashim Thaçi?
Williams: Asnjëherë. Veton Surroi nuk më ka thënë asnjëherë ose nuk më ka lënë të kuptoj në asnjë mënyrë, ose nuk më ka shfaqur asnjë sjellje që do të më bënte mua të besoja që ai ishte i kërcënuar nga Hashim Thaçi, ose nga askush tjetër nga delegacioni shqiptar i Kosovës.