Policia ka arrestuar pesë persona, gjatë zbulimit të dy parcelave të mbjella me bimë narkotike të llojit kanabis sativa në Peqin. Parcelat ishin të fshehura në një zonë të pyllëzuar dhe të vështirë për tu aksesuar në një fshat larg qendrës së qytetit.
Bimët ishin fshehur nën kurora pemësh të dendura në mënyrë që të shmanget zbulimi nga dronët dhe patrullat ajrore. Nga të arrestuarit dy rezultojnë me precdentë penalë të mëparshëm për vepra të ngjashme.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 200 bimë të dyshuara kanabis, në faza të ndryshme rritjeje, vegla bujqësore dhe materiale për ujitje, një motopompë e improvizuar për vaditje dhe disa telefona celularë dhe dokumente të tjera që dyshohet se lidhen me aktivitetin kriminal.
Ndërkohë po vijon puna për zbulimin e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.