Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump, kanë përfunduar vizitën e tyre 2-ditore në Britani të Madhe.
Vizita me një axhendë të ngjeshur takimesh, përfshiu diskutime të rëndësishme me liderë të lartë britanikë.
Takimi i fundit i Presidentit Trump ishte me Kryeministrin Keir Starmer, ku të dy bashkë mbajtën një konferencë për shtyp.
Pas përfundimit të vizitës, Trump dhe Melania u nisën për në SHBA së bashku me anëtarët e lartë të stafit të Presidentit.