-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E PLOTE/ Si nisi sherri në Kuvend, Rama votoi qeverinë dhe programin shpejt e shpejt

Kryesoret

Legjislatura e re e Kuvendit vazhdon aty ku përfundoi e vjetra. Sot ishte parashikuar që të bëhej prezantimi i programit qeverisës dhe kabinetit të ri. Seanca ishte parashikuar që të zgjaste 25 orë. Nisi me fjalën e kryeministrit Edi Rama. Prezantoi shtyllat e programit. Më pas i kërkoi shërbimeve të Kuvendit të vendosnin fjalën e ministres virtuale ‘Diella’. Këtu nisi reagimi i fortë i PD-së.

Deputetët Gazment Bardhi, Klevis Balliu dhe të tjerët u ngritën në këmbë. “Kjo është Linda Rama e tenderave” – ishin fjalët e tyre drejtuar kryeministrit, i cili paralajmëroi se nëse nuk e lejonin që të fliste do ta ndërpriste seancën duke e mbyllur shpejt e shpejt me votim.

Pas 5 minutave pushim, që nuk soli reflektim dhe tërheqjes së vërejtjes për Bardhin dhe Balliun, Niko Peleshi hodhi në votim programin dhe përbërjen e kabinetit të qeverisë së re që u miratua me 82 vota. Kryetari i grupit të PD-së u lëshua drejt foltores duke lëshuar rregulloren e Kuvendit drejt kabinetit të ri. Ndërhyri garda, Peleshi mbylli seancën.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit