-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjyqi në Hagë/ Willaims: Thaçi kishte presion të jashtëzakonshëm nga komandantët

Kryesoret

Në ditën e dytë të dëshmisë së tij në gjykimin e ish-udhëheqësve të Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, dëshmitari Paul Williams, i është përgjigjur pyetjeve të trupit gjykues.

Në pyetjen e gjyqtarit Chrispoph Barthe, ish-këshilltari juridik i delegacionit të Kosovës në Rambuje lidhur me ndikimin e Adem Demaçit, ai u përgjigj se takimi Thaçi-Demaçi në Lublanë të Sllovenisë ishte shumë i rëndësishëm.

Sipas Williams, Demaçi ishte intelektual, shumë i respektuar dhe Thaçi e kishte të domosdoshme që ta takonte.

Dëshmitari Williams tha po ashtu se Thaçi gjatë Rambujesë ishte nën presion nga komandantët lokalë.

“Kishte një presion të jashtëzakonshëm nga komandantët lokalë dhe kishte gjithashtu edhe presion ideologjik dhe kulturor nga Adem Demaçi”, tha ai.

Ai tha se Thaçi e kishte të domosdoshme mbështetjen e tij. Dëshmitari tha se nuk e di se në çfarë forme tregoi Thaçi se nuk mund ta nënshkruante marrëveshjen në shkurt 1999, por se nga përvoja e tij në këshillim të negociatave, kur negociatori nuk e ka autorizimin për të nënshkruar, ai nuk e shpalos këtë si arsye, por përmend arsye të tjera./KOHA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit