Italia mbështet krijimin e një shteti palestinez në OKB, por jo njohje të menjëhershme.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, njoftoi sot se Italia do të bashkohet më 22 shtator në Nju Jork me një deklaratë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila synon krijimin e një shteti të pavarur palestinez dhe përfundimin e armiqësive në rajon.
“Njohja e një shteti pa u krijuar kushtet për lindjen e tij nuk do të ketë efekt tjetër përveçse do të shtyjë tutje paqen,” deklaroi ai në Parlamentin italian.









