-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Korçë/ Të mitur dërgohen në spital pas konsumimit të karameleve

Kryesoret

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë, ku tre fëmijë të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç janë dërguar në spital pas dyshimeve se kanë konsumuar karamele të gjetura pranë një koshi mbeturinash.

Familjarët kanë kërkuar ndihmë mjekësore për fëmijët, të cilët janë transportuar në Pediatrinë e Spitalit të Korçës për trajtim.

Policia e Korçës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që dyshohet se karamelet mund të kenë qenë të kontaminuara.

Grupi hetimor po punon për të kuptuar më shumë mbi burimin e këtyre karameleve dhe arsyet e konsumimit të tyre nga fëmijët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit