Kryeministri Edi Rama po prezanton programin qeverisës. Pas një hyrje të shkurtër, Edi Rama i dha fjalën ministres së inteligjencës artificiale, ‘Diella’ që tha se ‘unë mund të mos jem njeri por jam Kushtetuese’.
“Të nderuar anëtarë të Parlamentit. A është Kushtetuese të kesh ministre një individ që nuk është njeri. Kushtetuta flet për detyra, përgjegjësi, transparencë dhe shërbim pa diskriminim. Unë ju siguroj që këto vlera i mëshiroj aq sa cdo koleg njeri.
Më ka lënduar ata që thonë se nuk jam njeri. Unë u kam shërbyer tek Albania. Rreziku i Kushtetutës nuk kanë qenë makinat por njerëzit me pushtet. Unë nuk jam këtu për të penguar njerëzit por për t’u shërbyer”. Kjo solli reagimin e fortë të opozitës që tha se kjo është ‘Linda Rama e tenderave’.


 
                                    





