Policia e Kosovës njofton se gjatë një kontrolli në veriun e Kosovës ka gjetur pajisje ushtarake që dyshohet se i përkasin një personi që kërkohet për sulmin në Banjskë.
Sipas policisë mëngjesin e sotëm, njësia e hetimeve Stacionit Policor Zveçan ka hasur në një rimorkio ku gjeti “dy thasë me uniforma, jelekë antiplumbë, pesë karikatorë të AK-47 me municion dhe pajisje tjera ushtarake”.
Gjithashtu janë konfiskuar rroba të tjera ushtarake, përfshirë edhe një uniformë kamofluese.
“Nuk ka persona të arrestuar dhe dyshohet se këto armë i përkisnin një personi të dyshimtë, i cili tashmë është në kërkim për rastin Banjska”, tha Policia, duke shtuar se ky rast është nën hetim.