Seanca e sotme plenare, ishte e planifikuar si maratonë, por në fakt u zhvillua për vetëm 20 minuta, si pasojë e irritimit të Partisë Demokratike ndaj “Diellës”. Deputeti demokrat, Belind Këlliçi tha se PD-ja do të përgjigjet ndaj mazhorancës me një strategji plotësisht të re.
“Kemi pasur një mbledhje shumë të gjatë të grupit parlamentar. Do vijojmë të kemi sërish mbledhje edhe një kalendar shumë intensive të mbledhjeve dhe takimeve.
Ka pasur propozime nga më të ndryshme. Padiskutim ne do duhet të përgjigjemi me një strategji edhe komunikimi krejt të ndryshme.
Edhe organizimi krejt ndryshme, të gjithë këtyre skenarëve dhe kurtheve politike që mund të ngrejë mazhoranca, që më pas mund të transportohet në sytë e qytetarëve shqiptarë sikur janë skenare apo agjenda të opozitës, kur në fakt nuk janë të tilla. Janë krye këput të mazhorancës”, tha Këlliçi.


                                    





