Mateo Ademi, gardisti 25-vjeçar dhe shoferi i prokurorit të SPAK Alfred Shehu është përfshirë në një incident të ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku dyshohet se ka kërcënuar Oficerin e Qarkullimit Rrugor, Besmir Likaj, pas një gjobe të vendosur ndaj tij gjatë udhëtimit me makinën private.
Ademi ka reaguar në mënyrë të ashpër ndaj oficerit të policisë pas marrjes së gjobës, duke krijuar një situatë tensionuese.
Kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit dhe për të vlerësuar veprimet e të dyshuarve.
/5pyetjet.al