Ditën e sotme në orën 10:00 do të nisë seanca parlamentare, e cila pritet të zgjasë mbi 25 orë. Kryeministri Edi Rama do të paraqesë në Kuvend programin qeverisës për katër vitet e ardhshme. Pas fjalës së kryeministrit, foltorja i kalon opozitës, ku pritet të marrë fjalën Sali Berisha ose Gazment Bardhi, në varësi të vendimmarrjes brenda grupit.
Ata kanë të drejtë të flasin pa kufizim kohe. Ndërsa çdo deputet ka në dispozicion 10 minuta kohë për fjalën e tij. Diskutimet priten të zgjasin deri në mesnatë, dhe më pas do të ndërpiten për të nisur të premten.
Në fund të maratonës së diskutimeve, Kuvendi do të votëbesojë qeverinë e re me kryeministrin dhe 16 ministrat, duke votuar dekretin e presidentit Bajram Begaj.