Kryeministri Edi Rama prezantoi sot ministren e Brendshme Albana Koçiu.
Ministrja e Brendshme Albana Koçiu gjatë fjalës së saj tha se ky institucion do të ngrihet në lartësinë e kësaj detyre për ta përfaqësuar denjësisht figurën e administratës. Ajo theksoi se Ministria e Brendshme duhet të flasë me punë dhe jo më fjalë.
” Ministria e Punëve të Brendshme do të ngrihet në lartësinë e kësaj detyre për ta përfaqësuar denjësisht figurën e administratës. Europa tashmë nuk është një vizon, por një realit i prekshëm, shpresoj që të gjithë si ekip do çojmë përpara këto punë dhe detyrë që kryeministri dhe legjislacioni na ka ngarkuar. Kjo është një ministri duhet të flasë pak dhe të punojë shumë. Do t’ia dalim që të kryejmë detyrat dhe angazhimet që na janë ngarkuar.”, tha Koçiu.