-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ali Ahmeti godet Kurtin: Kosova ka përgjegjësi për krerët e UÇK

Kryesoret

Ish kreu i UÇK-së, njëherazi kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti i ka quajtur të pakuptimta akuzat me të cilat po ngarkohen ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Ahmeti nuk i komentoi shumë raportet me kryeministrinë në detyrë Albin Kurti por theksoi se Kosova ka përgjegjësi për ish-krerët meqenëse ata kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës. Për heshtjen e institucioneve të Kosovës ndaj procesit gjyqësor në Hagë, ai tha se të gjitha atë që po gjykohen nuk ishin njerëz të rëndomtë.

“Lufta jonë ka qenë e drejtë dhe drejtësia duhet të vendoset në vend, kjo është një luftë tepër e organizua nga lindja për të luftuar perëndimi, Shtete e bashkuara të Amerikës, NATO-n, Bashkimin Evropian se ato kanë përkrahur ushtri të cilat kanë bërë krime, njerëz të paorganizuar.

Mirëpo vetë dëshmia e zëvendëssekretarit të shtetit, vetë dëshmia e këshilltarit të Rambujesë dhe dëshmitë tjera që do të pasojnë do të nxjerrin në pah një të vërtetë, një e vërtetë e cila nuk mund të mohohet nga askush”, tha kreu i BDI, Ali Ahmeti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit