-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Murat Makolli: Me dy gjëra nuk bëhet politikë!

Kryesoret

Sa shumë bëhet politikë në dy gjëra që nuk do duhej të bëhet.

Për se disa parti politike thirrën në UÇK e disa të tjera thirrën në Mitrovicë.

Të gjithë mund të i kuptojë, por ju lutem shumë shumë të gjithë partive politike të mos thirrën në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në Mitrovicë.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte e gjithë popullit por jo e ndonjë subjektit politik.

Komandantat e kanë përfunduar misionin e tyre për liri .

Tani ata që dje luftuan për liri dhe e kishin epitetin e çlirimtarit dhe e ndryshuan atë për pozitë politike mos të thirrën më si komandant dhe në fushatë të mos përmendet UÇK .

Arsyeja pse them të mos përmendet UÇK nga politikanët tanë është se nuk kanë të drejtë pasi që në preambulen kushtetuese të Republikës Kosovës nuk e kanë vendosur UÇK-ën.

Edhe këta që po përmendin Mitrovicën mos të thirrën në të pasi që ketë situatë që kemi tani dhe ketë ndryshim në pjesën veriore është puna e pa lodhur e policisë dhe jo politikanëve .

Partitë politike të paraqesin projektet e tyre për zhvillimin e vendit dhe të rregullojnë me urgjencë sigurimin shëndetësor për qytetarët të investojnë në spitale të forcojnë shtetin me investime kapitale për siguri etj etj.

Jo ofendime nga politika gjatë fushatës dhe të mos përdorët emri i  UÇK-ës në fushatë zgjedhore për përfitime të votës.

Në pjesën e Mitrovicës veriore prapë kemi kryetarët e komunave nga lista serbe dhe aty tani më e kuptojmë shumë mirë që ata kryetarë janë kundër rendit kushtetues të Republikës Kosovës dhe po ashtu vendosën prapë flamujt dhe gjëra të tjera nacionaliste.

Por që policia e Republikës Kosovës po kryen punën e saj me plotë përgjegjësi dhe nuk do lejojë gjëra kundër ligjit dhe rendit kushtetues të Republikës Kosovës.

Urime gjithë kandidatëve për deputet të parlamentit  Republikës Kosovës nga të gjitha subjektet politike shqiptare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit