Pak pas mesnate në banesën e deputetit demokrat, Xhelal Mziu në Kamëz është vendosur një tritol. Nga shpërthim ka pasur vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar një makinë që ndodhej e parkuar.
Nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë në zonë është konstatuar vetëm një autor që ka lëvizur me biçikletë dhe i veshur me rroba të zeza.
Xhelal Mziu ka deklaruar para hetuseve që në momentin e shpërthimit ka qenë në shtpi së bashku me bashkëshorten e tij. Ai ka thënë se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk dyshohen tek njeri.
Xhelal Mziu flet pas tritolit në banesë: Nuk kam asnjë konflikt, s’dyshoj tek asnjë person