-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kreu i Gjykatës së Lartë: Drejtësia s’ndërtohet nga një institucion i vetëm

Kryesoret

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi deklaroi se drejtësia në vend nuk mund të vihet dhe ruhet vetëm nga një institucion.

Ai tha se duhet bashkëpunuar dhe me prokuroritë e tjera. Sadushi shtoi se pa një prokurori funksionale dhe të besueshme, as suksesi i Prokurorisë Speciale nuk do të kishte efekt të fortë.

“Në këtë klimë pritshmërish, rëndohet edhe barra mbi SPAK-un dhe gjykatat e posaçme. Ato kanë fituar respektin e publikut dhe qytetarët i shohin si shpresën konkrete të reformës. Por ky respekt nuk është garanci e përhershme: ai duhet fituar çdo ditë, me hetime të paanshme, gjykime të shpejta dhe vendime të argumentuara. Në këtë sfond, edhe prokuroria e zakonshme nuk mund të mbetet në hije. Ajo është porta e parë e drejtësisë për qytetarët dhe aty matet çdo ditë besimi real tek shteti i së drejtës. Pa një prokurori funksionale dhe të besueshme, as suksesi i SPAK-ut nuk mund të ketë efekt të plotë. Në këtë mënyrë, vetëm duke pranuar dobësitë tona, ne mund të bëhemi më të fortë. Të gjitha këto tregojnë se drejtësia nuk ndërtohet nga një institucion i vetëm. Vetëm nëse Gjykata e Lartë, Këshillat, ILD, SPAK, Gjykatat e posaçme dhe Shkolla e Magjistraturës ecin së bashku, reforma bëhet realitet. Nëse secili sheh vetëm detyrën e vet të ngushtë, reforma mbetet letër.”, tha Sadushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit