-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Zjarrfikësit janë lënë në planin e dytë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama pas betimit të kabinetit të ri qeverisës, prezantoi ministren e Brendshme, Albana Koçiu. Rama tha se zjarrfikësit janë lënë në dorë të dytë. Ai u shpreh se policia ishte si çeta e ministrit të Brendshëm.

“Zjarrfikësit janë lënë në planin e dytë, ndërkohë që problemi me i madh sot i shfaqur në verën që po kalon dhe që me sa duket do jetë problem qendror për vite në vijim, janë zjarret. Kanë dalë në planin e parë forcërisht, si një punë e brendshme për tu adresuar me një qasje, të përshtatshme, me një organizim dhe me forca çdo vit dhe më të reja. Duke pasur parasysh se çfarë ka kaluar Shqipëria është e natyrshme që policia të ishte për shumë vite si çeta e ministrit të brendshëm, një vend që kishte mbi 100 e kusur vrasje në vit, apo një vend ku ringritja e policisë së shtetit pas asaj katrhure ku ne nisëm punën në 2013, e bënin policinë e shtetit prioritetin e prioriteteve. Tanimë janë pjekur kushtet që të bëjmë një kapërcim të rëndësishëm, sepse parametrat e rendit publik janë konsoliduar brenda normave, të paktën të gjysmës së poshtme të tabelës së klasifikimit të vendeve të BE”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit