-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta në burg, avokati: Si ka mundësi liderët e opozitës bien në dorën e Irena Gjokës?

Kryesoret

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hedhur poshtë kërkesën e avokatëve të ish-presidentit Ilir Meta për një masë më të butë sigurie.

Avokati i ish-Presidentit, Kujtim Cakranin u shpreh se vendimi ishte politik, duke shtuar se të gjitha dosjet e liderëve të opozitës për çudi i bien vetëm gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka.

”Në kërkesën tonë kemi parashtruar disa vendime të gjykatës evropiane.

Të gjithë liderët e opozitës i bien për shqyrtim gjyqtares Irena Gjoka, e prisja këtë dhe e dija që do ta rrëzonte kërkesën.

I janë shkelur të drejtat politike, s’i është lejuar të bëjë fushatë edhe në ambientet e paraburgimit. Gjyqtarja s’dëgjon.

Ne do vazhdojmë në Apelin e  GJKKO, shpresojmë që kjo gjykatë të ngrihet në lartësinë e duhur.

Ne do i shterojmë të gjitha gjykatat. Gjykata e Lartë është inekzistente në Republikën e Shqipërisë. S’ka dhenë asnjë vendim, as shqyrtim, vetëm mospraim rekursi” tha ai.

Meta do ta kalojë edhe vjeshtën në burg

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit