Ditën e sotme në orën 10:00, kryeministri Edi Rama dhe 16 ministrat e rinj do të bëjnë betimin në Presidencë. Rama pas betimit pritet të thërrasë mbledhjen e parë të qeverisë së re.
Gjatë seancës së djeshme që zgjati 25 minuta u miratua programi qeverisës me 82 vota pro. Seanca u zhvillua me përplasje dhe hedhje me bidona uji drejt kryeministrit nga opozita.
Komisioni i Etikës do të mblidhet sot në orën 10:00, pas kërkesës së PS për marrjen e masave disiplinore ndaj Gazment Bardhit dhe Fidel Krekës, për hedhjen e shisheve të ujit.