Policia e Shtetit ka arrestuar dy të shumëkërkuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës në zonën e Ulzës. Të arrestuarit janë Kristi Bushgjoka dhe Aleksandër Bushgjoka. Gjithashtu më herët në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar dhe Petrit Çakrri dhe Fation Bushgjokaj.
Tre vëllezërit që akuzohen për ngjarjen, Kristi, Fatjon dhe Aleksandër Bushgjokaj nga Tropoja, të cilët jetonin në Kamëz dhe i dyshuari tjetër Petrit Çakrri kanë përdorur makina me qira për te kryer krimin.
Sipas policisë ata kanë marrë makina me qira në Rinas dhe Yzberisht disa ditë para kryerjes se krimit dhe i kanë ndërruar automjetet disa herë për të humbur gjurmët.
Dyshohet se autorët kanë patur konflikt të drejtpërdrejtë me Dobrën por nuk përjashtohet mundësia ta kenë kryer vrasjen për llogari edhe të personave të tjerë.