Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnje–Fier, pranë fshatit Savër.
Një fuoristradë është përplasur nga pas me një kamion, pasi dyshohet se tentoi parakalim të rrezikshëm.
Si pasojë drejtuesi i mjetit fuoristradë ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lushnjes.
Ende nuk dihet identiteti i të lënduarit, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet kritike. Policia rrugore ndodhet në vendngjarje për hetimin e shkaqeve dhe menaxhimin e trafikut, i cili është rënduar ndjeshëm.