-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania kundërshton bojkotin ndaj Izraelit në Eurovision 2026

Kryesoret

Ministri gjerman i Kulturës, Wolfram Weimer, ka dalë kundër thirrjeve për përjashtimin e Izraelit nga Eurovisioni 2026, duke i cilësuar ato si të papërshtatshme dhe të dëmshme për frymën e festivalit.

Sipas tij Eurovisioni duhet të mbetet një platformë që bashkon popujt përmes muzikës, jo një arenë për vendime politike.

“Nuk duhet të lejojmë që festivali të kthehet në një skenë përjashtimesh dhe ndëshkimesh,” u shpreh Weimer, duke theksuar se artistët duhet të vlerësohen për krijimtarinë e tyre, jo për kombësinë që përfaqësojnë.

Disa vende europiane, përfshirë Spanjën, Irlandën dhe Islandën, kanë paralajmëruar bojkot nëse Izraeli lejohet të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm që do të mbahet në Vjenë. Ndërkohë, vende të tjera si Belgjika, Suedia dhe Finlanda janë ende në shqyrtim të qëndrimit të tyre.

Gjermania, e njohur për qëndrimin e saj tradicional pro-Izraelit, ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së parimeve themelore që qëndrojnë pas këtij festivali kulturor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit