-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kongresisti amerikan: Prioritet, Kosova të futet në NATO

Kryesoret

Kongresisti republikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brian Mast ka paraqitur një amendament në Kongres që synon të vendosë anëtarësimin e Kosovës në NATO si një nga prioritetet kryesore të politikës amerikane në Ballkan.

Ky hap, i mbështetur edhe nga kongresisti Keith Self, sipas organizatës “Albanians for America”, njihet si një nga ndryshimet më të rëndësishme për rajonin që nga viti 2002.

Amendamenti përfshin disa pika kyçe, duke përfshirë prioritet në emërimin e ambasadorëve amerikanë në vendet e Ballkanit, përfshirë Malin e Zi, Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën, si dhe rekomandime konkrete për mbështetjen e pavarësisë së Kosovës dhe integrimin e saj të ardhshëm në NATO.

Amendamenti gjithashtu përfshin një plan për përmirësimin e sigurisë energjetike në rajon, përfshirë zgjerimin e rrjetit të tubacioneve të Kroacisë dhe zëvendësimin e energjisë ruse me burime të tjera, si dhe mbështetje për implementimin e programit të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) në Kosovë, për të rritur sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin rajonal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit