Liverpool vazhdon marshimin perfekt në Premier League, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi në po aq ndeshje të luajtura këtë sezon.
Këtë herë triumfi erdhi në një nga ndeshjet më të rëndësishme për tifozët derbin kundër Evertonit.
Në “Anfield”, të kuqtë mposhtën rivalët lokalë me rezultatin 2-1. Gravenerch zhbllokoi sfidën që në minutën e 10-të, ndërsa Ekitike dyfishoi epërsinë në minutën e 29-të.
Everton reagoi në pjesën e dytë me një gol nga Gueye (58’), por pa arritur të ndryshojë fatin e takimit.
Me këtë fitore, Liverpool kryeson renditjen me 15 pikë të plota, ndërsa Everton zbret në vendin e shtatë me 7 pikë.