-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shehu: Qeveria po përzë mjekët shqiptarë, ndërsa flet për sjelljen e të huajve në QSUT

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Rama për tërheqjen e mjekëve të huaj në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu e cilëson këtë si propagandë dhe dëshmi paaftësie, duke theksuar se çdo vit nga vendi largohen rreth 180 mjekë shqiptarë dhe shumë pak prej tyre kthehen.

Sipas Shehut, arsyeja kryesore për largimin masiv të mjekëve lidhet me mungesën e kushteve, uljen e cilësisë në arsimin mjekësor dhe mungesën e perspektivës profesionale.

Ai kritikon qasjen e qeverisë, duke thënë se në vend që të krijohen kushte për rikthimin e mjekëve shqiptarë që punojnë jashtë, qeveria zgjidh të sjellë të huaj në vend.

Postimi i Tritan Shehut:

Fishekzjarret e Rames: perze mjeket shqiptare dhe kerkon mjeke te huaj!!
Cdo vit largohen nga Shqiperia reth 180 mjeke.
Shume shume pak kthehen me tej…
Marja peng e diplomes u be shkak i renies se kerkesave e cilesise per studim ne mjekesi prane UMT.Arbitrariteti sjell vetem pasoja negative!
Nderkaq ne Europe e me gjere ka me qindra mjeke shqiptare, qe specializohen apo punojne me nivel te larte profesional.
Ky duhet te jete “targeti” yne per te rikthyer ne vend qofte dhe nje pjese te tyre.
Jane shume e shume te larguar nga zhgenjimi ketu apo nga aspirata per nivele te larta profesionale, pak rendesi ka kjo.
Por qe nuk kthehen sepse ajo cfare u ofron Rama eshte larg pritshmetive te tyre, pavaresisht nostalgjise e dashurise per vendin, familjet…
Nuk u ofron asgje reale, vetem propagande bajate!
Ai vecse i largon, si shqiptaret ne terresi!
Dhe dje ne QSUT deklaron se do sjelle mjeke te huaj!!
Absurditete e pa aftesi per tu orientuar per mundesite e nevojat reale te sistemit tone!
Apo dashakeqesi per te zbrazur Shqiperine!?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit