-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tajani: Putini nuk kërkon luftë, por dëshiron të demonstrojë forcë

Kryesoret

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin nuk synon të nisë një luftë të re, por kërkon të tregojë forcën e tij përmes provokimeve.

Në një intervistë gjatë Festivalit të Hapur, Tajani komentoi incidentin e fundit me avionët rusë në hapësirën ajrore të Estonisë, duke theksuar se Rusia po teston reagimin e NATO-s.

“Situata është shumë e tensionuar, është e qartë se Rusia po e vë në provë reagimin e NATO-s dhe po angazhohet në provokime të papranueshme, por unë nuk besoj se Putini dëshiron luftë përkundrazi, ai dëshiron të demonstrojë forcën e tij, të provokojë dhe t’i bëjë njerëzit e tij të kuptojnë se Evropa është e dobët, gjë që nuk është” dhe “ai dëshiron të forcojë pozicionin e tij në Ukrainë për të arritur maksimumin e mundshëm’, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit